Të shtëna me armë zjarri në Shkodër/ Qëllohet drejt një Range Rover-i

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Shkodër mesditën e sotme në lagjen Rus.

Bëhet me dije se është qëlluar drejt një Range Rover me ngjyrë të bardhë. Për momentin bëhet me dije se nuk ka të lënduar fatmirësisht, ndërsa mjeti rezulton në pronësi të shtetasit A.K. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur dinamikën dhe po punohet për kapjen e autorit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.

Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Check Also

Erdogan dënon nga Tirana sulmet izraelite: Qeveria e Netanyahut nuk ka ndërmend të vendosë paqe në rajon

  Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, nga Xhamia e Namazgjasë në Tiranë, ka dënuar sulmet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *