Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milano, ku si pasojë e të shtënave me armë në një furrë buke në Piazzale Gambara, një person ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.
Sipas mediave italiane, viktima dhe i plagosuri dyshohet të jenë shtetas ukrainas, ndërsa autoritetet po hetojnë për shkaqet e sulmit, i cili duket se ka qenë një ekzekutim i mirëorganizuar.
Autori i krimit është larguar nga vendngjarja dhe forcat e rendit janë vënë në kërkim të tij. Hetimet po vijojnë për të zbuluar identitetin e agresorit dhe motivet e ngjarjes.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ