Ilir Meta pritet të dalë nesër para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara. Seanca e tij është parashikuar të mbahet rreth orës 09:30, ku do të merret në pyetje për veprat për të cilat akuzohet: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie.
Ilir Metës do t’i bashkohen ish-gruaja e tij, Monika Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho. Ilir Meta u arrestua mesditën e së hënës, teksa po kthehej nga Kosova. Aktualisht, ish-presidenti ndodhet në bllokun e sigurisë. Gjatë gjithë ditës, ai ka pasur vizita nga familjarë dhe mbështetësit e tij, si dhe nga avokati Genci Gjokutaj.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ