“Të kam dëgjuar, ke rënkuar”/ Debat i ashpër mes G-Banit dhe Eglit në BBV4, banorja kërkon të largohet nga shtëpia
Rikthimi i ish-banorëve Amber, Jozi dhe G-Bani ka sjellë tensione të reja në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Një nga përplasjet më të forta ka qenë ajo mes G-Banit dhe Eglit, ku ky i fundit nuk ka kursyer fjalët e rënda ndaj saj.
G-Bani e ka quajtur Eglin “patericë të të tjerëve”, duke e cilësuar gjithashtu si “budallaqe”, “psikopate, e luhatur” dhe “shtrigë”. Në kulmin e debatit, ai i tha se e ka dëgjuar të rënkojë në krevat me Gjestin, një koment që e preku shumë Eglin.
E tensionuar dhe mes lotësh, Egli shpërtheu: “Do të lë shtëpinë!”, duke lënë të hapur mundësinë e një largimi të mundshëm nga gara.