Tashmë është bërë publike data e nisjes së këtij ‘reality show’ Big Brother VIP 4.
Shtëpia më e famshme në Shqipëri do të hapë dyert më 21 dhjetor! Përveç banorëve VIP, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dëshirojnë që të ndajnë historitë e tyre.
Vetëm pak ditë më parë, u bënë publike dhe emrat e opinionistëve të cilët do të jenë këtë edicion.
Arbër Hajdari kthehet për të katërtin vit radhazi në poltronin e opinionistit dhe risia këtë herë është Neda Balluku, së cilës po ashtu i besohet ky rol i rëndësishëm. Megjithatë, do të na duhet të presim edhe fare pak ditë për të zbuluar gjithçka…
Tags:
big brother vip
Regjistrohu në buletinin tonë informativ