Takimi përmbyllës i PS/ Balla përshëndet dhe falenderon votuesit në diasporë: Nisini dhe ato pak vota që kanë mbetur
Në mitingun përmbyllës të Partisë Socialiste në Tiranë, Taulant Balla në fjalimin e tij tha se Rama dhe PS i kanë ngritur dinjitetin Shqipërisë dhe flamurit tonë kombëtar si dhe përshëndeti dhe falenderoi votuesit në diasporë për pjesëmarrjen e tyre të kënaqshme në zgjedhjet e 11 majit.
“Plot 200 mijë vota e vulosën në diasporë e kanë shtruar fitoren e PS dhe është një fitore si askund tjetër më e fortë se të tre mandatet që kemi pasur deri tani. Kemi edhe pak orë në dispozicion nesër në mëngjes, nisni ato pak vota që kanë mbetur për ta shtuar fitoren si askund tjetër, sepse Rama dhe PS i kanë ngritur dinjitetin Shqipërisë dhe flamurit tonë kombëtar. Tani kemi mundësinë që flamurin tonë ta ngremë në derën e BE”,-tha Balla.