Zyrtarët gjermanë kanë konfirmuar se një fëmijë nëntë vjeçar është në mesin e pesë personave që u vranë mbrëmë në sulmin e përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg.
Autoritetet njoftuan se nga sulmi mbetën të plagosur 200 persona, dhe se 41 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz premtoi hetim të thellë për sulmin e rëndë.
Një makinë përplasi turmën në një treg Krishtlindjesh në qytetin gjerman të Magdeburgut, duke vrarë të paktën pesë persona, përfshirë një fëmijë 9-vjeçar.
Policia thotë se i dyshuari ka hyrë në treg përmes një hyrje të rezervuar për ambulanca ose automjete të tjera të urgjencës.
Megjithatë, motivi i sulmit është ende i paqartë
Videoja tregon momentin kur i dyshuari është arrestuar.
Policia thotë se ka shtuar sigurinë
Policia ka bërë të ditur se masat e sigurisë për tregun e Krishtlindjeve janë përditësuar për herë të fundit në muajin nëntor dhe është shtuar siguria.
“Policia duhet ta shqyrtojë këtë, unë nuk do të spekuloj për këtë”, thotë përfaqësuesi i policisë, duke shtuar, “Ju lutemi mbani mend, siguria do të jetë gjithmonë fokusi ynë”.
Më shumë se 200 persona të lënduar, konfirmon zyrtari
Zyrtarët raportojnë se mbi 200 persona janë aktualisht të plagosur, ndërsa numri i viktimave mbetet në pesë.
Megjithatë, zyrtarët paralajmëronë se “nuk përjashtohet mundësia që këto shifra” të rriten.
Një burim saudit i tha Reuters se Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin pasi ai kishte postuar qëndrime ekstremiste në llogarinë e tij personale në X, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë.
Der Spiegel raportoi se i dyshuari kishte shprehur simpati për partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD). Gazeta nuk e specifikoi burimin e informacionit.
Gazeta FAZ e Gjermanisë raportoi se e kishte intervistuar të dyshuarin në vitin 2019, duke e përshkruar atë si një aktivist kundër islamit.
“Njerëzit si unë, që kanë një kaluar islamike, por nuk janë më besimtarë, nuk përballen me as mirëkuptim as tolerancë nga myslimanët këtu”, citohet të ketë thënë ai.
“Unë jam kritiku më i madh i islamit në histori. Nëse nuk më besoni, pyesni arabët”, kishte thënë ai.
Kancelari gjerman Olaf Scholz mbërriti në Magdeburgun të shtunën paradite.
Socialdemokratët e tij kanë ngelur mbrapa AfD-së dhe opozitës konservatore, e cila prin, në sondazhe para zgjedhjeve të parakohshme të 23 shkurtit.