Mëngjesin e kësaj të mërkure, agjentët e BKH dhe ato të SPAK, kanë zbarkuar në Elbasan. Mësohet deri më tani se janë ekzekutuar disa urdhër arreste. Ndërsa të goditur dyshohet se janë anëtarë të grupit të Franc Çopjas.
Por kush është Franc Çopja?
I njohur edhe si Franc Gergely, apo edhe me mbiemrin Bako.
Ai është ekstraduar të premten e 29 dhjetorit, sipas marrëveshjes së ekstradimit, të nënshkruar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretëria e Belgjikës, pas procesit të vendosur ligjor dhe gjyqësor, gjykimit dhe sipas vendimit të Ministrit të Drejtësisë së EBA-së, i cili miratoi ekstradimin më 13 dhjetor 2023.
Drejtësia belge e akuzon Franc Çopjan si porositësit e atenatit mafioz të ezekutimit të Ardit (Arjan) Spahiu, kunati i Endrit dhe Erjon Alibejt. Krimi është regjistruar më 27 nëntor 2020 në bulevardin “Edmond Machtens”, pranë lagjes së njohur Molenbeek të Belgjikës, teksa si ekzekutorët akuzohen Florenc Meçe Alias Gega i arrestuar në Spanjë, si dhe Elvis Murati, i arrestuar në Gjermani.
Vrasja e Ardit Spahiut, ose siç njihej ndryshe si “Arjani i vogël”, dyshohet se është kryer për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
Franc Çopja njihet si pjesë e grupit të ashtuquajtur me nofkën “Sakati”, ku bëjnë pjesë dhe dy vëllezërti e tij Hajdar Çopja dhe Ervin Bako alias Çopja. Grupi ka marrë atë emër për shkak se njëri prej vëllezërve është invalid. Pjesë e grupit është dhe Mikel Qosja (Kamami) ose siç thirret ndryshe “Keli i Kiçit”. Ata dyshohet se qëndrojnë në Dubai.