Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “The debt”. Në kuadër të këtij operacioni:
-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: Aleksander Osmani 37 vjeç, Artan Pirraci 50 vjeç, banues në Tiranë.
-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: Naim Qarri 52 vjeç, Sajmir Kolaveri 42 vjeç dhe Adem Metkola 46 vjeç.
Punohet për kapjen e shtetasit Hektor Xhecuka 36 vjeç, dhe Fredi Keta 49 vjeç.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga nenet 109/b dhe 110/2 të Kodit Penal.