SPAK kontrollon telefonin e Ajola Xoxës, sekuestrohet telefoni i bashkëshortes së Erion Veliaj

Prokuroria e Posaçme ka marrë autorizimin nga GJKKO për kontrollin e telefonit të bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.Mësohet se agjentët e BKH kanë shkuar në banesën e Veliajt për të kryer kontroll në telefonin e Xoxes, ndërsa sqarohet se nuk ka pasur kontroll banese.

Kujtojmë se Veliaj po hetohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve, dosjen 5D, por edhe në hetim pasuror së bashku me familjen.