Duke nisur nga java e ardhshme. SPAK pret ekstradime nga Belgjika e Igalia të anëtarëve të grupit kriminal të drejtuar nga Suel Çela.
Paralelisht për 21 personat e dyshuar si anëtarë të organizatës ka nisur edhe hetimi pasuror. Organizata dyshohet të ketë vepruar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së dhe aktivitete të tjera të paligjshme, duke përfituar shuma të konsiderushme parash te cilat i kane investuar edhe në Shqipëri në sektorë të ndryshëm.
Autoritetet janë duke përpunuar provat dhe dëshmitë për të çuar anëtarët e grupit përpara gjykatës. Më 27 nëntor, GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për 20 personat e akuzuar si pjesë e kësaj organizate ndërsa ndryshoi masën vetëm për avokaten e grupit Blerina Beqirin, nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitje. Deri tani rezultojnë 4 persona në kërkim mes tyre kreu i bandës, Suel Çela, Prekë Kodra i cili konsiderohet snjaperisti i grupit, Fuad Verzivolli e Ledio Zabeli.
Të arrestuar në Belgjikë rezultojnë vëllai i Suelit, Mario Çela dhe një nga bashkëpunëtorët e tij, Sergeri Hasanpapaj. Ndërsa në Itali u arrestua biznesmeni Bujar Shega, i cili konsiderohet truri financiar që pastronte paratë e grupit.