Policia nuk lejon shqiptarët të festojnë 28-29 Nëntorin në Londër

Një paradë kuqezi ishte planifikuar të mbahej edhe në Londër me rastin e festave të Nëntorit, por ajo nuk u lejua të zhvillohej. 

Shkak është bërë Policia Metropolitane e Londrës, e cila nuk lejoi të bëheshin festime. 

Policia nuk lejoi as muzikën, as instrumentet muzikore dhe festive. Në mediat online shqiptarët ë Anglisë denoncuan se policia hoqi flamujt që ishin vendosur në makina, ndërsa forca të shumta të policisë së Londrës rrethuan dhe i ndaluan shqiptarët.