“Sjell dashnorët në shtëpi, kam fakte”, djali akuza TRONDITËSE nënës: Më thonë biri i k*****!

Akuza të rënda kanë përfshirë rubrikën e “Shihemi në Gjyq”.

Gjatë lidhjes telefonike në studio mes Nertilit, djalit të Dritës dhe Eni Çobanit për pasurinë që ai ka marrë me dhurim, pati ofendime shumë të rënda.

“Ajo bën viktimën, është gruaja më fundërrinë në botë që ekziston them unë! Ajo është nga ato gra që fle me burrin në krevat dhe llafos me dashnorin në telefon! E kam me fakte e të tëra!”, u shpreh djali për nënën e tij duke shokuar të pranishmit.

Nertili pretendon se ka prova për të gjitha këto akuza dhe ndihet i turpëruar nga e ëma.

Sa i përket urdhrit të mbrojtjes që Drita thotë se ka marrë ndaj të birit e nuses pas dhunës prej tyre, Nertili shprehet se nuk e ka dhunuar dhe e ka përfituar pa prova.

Nertil: I kam me fakte, me prova, për kokën e dy fëmijëve!

Drita: Çfarë thua ti?! Çfarë thua ti o qelbanik?!

Nertil: Nuk guxoj të dal dot prej shtëpisë në qytet se më tregojnë me gisht!

Eni Çobani: Nertil, të lutem, për çfarë provash flet?

Nertil: Për çfarë provash flas unë?

Eni Çobani: Po.

Nertil: Ajo është mësuar si në fshat, t’i marrë dashnorët, t’i sjellë në shtëpi, por nuk e toleroj atë muhabet unë, sot e mot. Ore është grua 60 vjeç dhe e ka mendjen të… cingrenoset poshtë e përjetë, e do më troç?! Do më troç?! Është grua e përdalë!

Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë!

Nertil: Është e rëndë dhe t’i vijë turp!

Drita: Unë jam 60 vjeçe!

Nertil: O fundërrinë, o fundi i botës!

Drita: Jam grua 60 vjeçe!

Nertil: Ti s’ke turp! Ti na ke turpëruar mua, me burrë…ti je fundi i kazanit!

Eni Çobani: Nuk të nderon kjo! Nëna jote është Drita Bajlos dhe babai Ramadan Bajlos, nuk i heq dot këto, të lutem!

Nertil: Për babain po, për atë nuk ka shans në botë, nuk dua t’ia di fare!

Eni Çobani: E ke dhunuar nënën? Se ka marrë urdhër mbrojtjeje.

Nertil: E ka marrë pa prova, pa fakte.

Eni Çobani: Po si, ia ka dhënë gjykata pa prova? Vetëm në këtë moment, me gjuhën që keni folur ju,  zonja mund të shkojë direkt të marrë urdhër mbrojtjeje të dytë nga një djalë si ty!

Nertil: Të vejë ku të dojë!

Eni Çobani: Ka hall se i ikën pasuria! Pasuria është e babait dhe e kësaj nëne që i ka duart kallo!

Nertil: Ja, ashtu bën ajo! Dëgjoje vetë!

Në këtë moment, ndërhyn Pavlina, motra e që i kërkon nënës pjesën e saj të pasurisë. Drita shpërthen në ulërima dhe shkon drejt së bijës thuajse për ta goditur, por stafi i programit ndërhyn në kohë. Në ofendimet e tij, Nertili nuk kursen as motrën dhe thotë se është njësoj si nëna.

Ardit Gjebrea: Nertil, të të bëj një pyetje. Këtu është edhe motra jote, po e lëmë për një herë mamanë tënde.

Nertil: Ore ato janë të dyja njëlloj! Janë të dyja njëlloj mo vëlla i dashur! Janë të dyja njëlloj! Unë nuk dal dot në Bilisht se më tregojnë me gisht, “i biri i ku**ës” thotë, “ky është vëllai i asaj ku**ës”, thonë, për Zotin e madh!

Ardit Gjebrea: Kjo është shumë e rëndë!

Nertil: Kjo është fundi, si të them unë? Ore nuk dal dot në Bilisht po të them!/