Situata me zjarret në vend/ 23 vatra në 24 orë, aktive vetëm dy prej tyre

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një rezyme të situatës me zjarret në vend, sa i përket 24 orëve të fundit. Sipas edhe njoftimit zyrtar janë raportuar 23 vatra zjarri në 24 orët e fundit. Ndërkohë që po punohet nga ana e forcave zjarrfikëse, ka pasur ndihma nga toka e ajri e nga ushtria për të vënë nën kontroll zjarret. Në dispozicion ka qenë edhe një helikopter, 464 forca zjarrfikëse kanë qenë të angazhuar gjithashtu.

Postimi:

Situata e zjarreve në vend
Në 24 orët e fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, nga të cilat 21 janë shuar falë punës së pandërprerë të forcave të emergjencave civile. Aktualisht, mbeten aktive vetëm dy vatra: një në vendin e quajtur Agjioneri, në bashkinë Delvinë, ku po punohet intensivisht për izolimin e plotë të zjarrit, dhe një tjetër në bashkinë Dropull, ku situata është më e qetë, por puna vijon për të shmangur çdo rrezik përhapjeje.
Falënderojmë për angazhimin maksimal 464 efektivë zjarrfikës, dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, forcat bashkiake, forcat policore, punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe të shërbimit pyjor, si dhe forcat vullnetare, të cilët me mjete, ndihmuar edhe nga helikopteri #Cougar dhe 2 #Canadair të ofruara nga Greqia punuan me përkushtim për të shuar flakët në temperatura të papërshtatshme.

Check Also

Nga përplasjet me Gardën dhe Policinë te pretendimet se u përdorën armët dhe u hodh benzinë/ Çfarë ndodhi sot në Kuvend

2 orë kaos dhe benzinë brenda, por përplasja tek Kuvendi ka vijuar edhe jashtë godinës.Ashtu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *