Biden pret liderët e vendeve të NATO-s, i pranishëm edhe Kryeministri Rama

Menjëherë pas seancës zyrtare të Samitit të NATO që u mbajt në Washington, presidenti amerikan Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, mirëpritën liderët dhe partnerët e NATO-s në një darkë në Shtëpinë e Bardhë.

I pranishëm në këtë darkë ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Në përshëndetjen e tij presidenti Biden uroi 75-vjetorin e krijimit të aleancës më të madhe ushtarako-politike në botë, ndërsa theksoi rëndësinë që ajo ka për rruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi të shkrepura gjatë darkës së zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë.Teksa në rrjetet  sociale Rama foto nga momenetet e darkës shtetëore të Presidentit të SHBA, Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden. Darkë kjo e zhvilluar në nder të udhëheqësve të NATO-s.

 

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *