“S’ishte parë që një pushtetar të shkonte para një hetuesi”/ Rama nga Milano: Vetëm PS garanton drejtësinë e pavarur dhe integrimin në BE

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me shqiptarët në Milano, u ndal tek reforma në drejtësi dhe rëndësia e integrimit europian.

Ai u bëri thirrje emigrantëve që të mbështesin Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se vetëm PS mund të garantojë vijimin e reformës në drejtësi dhe forcimin e institucioneve të pavarura përmes anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Edi Rama: Drejtësia, frymën dhe shpatën e së cilës e sollëm për herë të parë në jetën e vendit tonë, si një shpatë që është në duart e një drejtësie të pavarur kur në Shqipëri s’ka patur kurrë një drejtësi të pavarur.

Ne duhet gjithsesi ta garantojmë, duke e futur Shqipërinë në BE, atje ku drejtësia e re e pavarur do të mbetet e pavarur pa i ndërhyrë askush. Sepse populli s’mund ta lërë në duart e partive të radhës por duhet ta marë vetë në dorë.

Ajo kënetë ka arritur të marrë dhe jetë njerëzish dhe sot duan të rikthehen përsëri, sepse bufi i kënetës do të rikthehet për hallin e tij.