VIDEO/ Zgjedhjet e 11 majit, Kreu i PD, Sali Berisha pritet me ovacione në Breshia
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi takim emocionues me Diasporën shqiptare në Breshia.
Një sallë e mbushuar plot, Berisha u prit me ovacione nga bashkë-atdhetarët në Breshia, të cilët kishin mbushur sallën për të pritur liderin demokrat.
I shoqëruar dhe nga strategu i fushatës elektorale që udhëhoqi drejt fitores presidentin amerikan, Donald Trump, Chris LaCivita, Berisha përshëndeti shqiptarët të pranishëm në sallë, ndërsa pasditen e kësaj të diele PD nisi nga Breshia e Italisë, takimin me diasporën.
Italia mban rekordin për regjistrimin e diasporës për të votuar më 11 maj, me një shifër prej gati 100 mijë shqiptarëve që duan të votojnë në parlamentaret e 2025.
Chris LaCivita: Shqipëria ka humbur më të mirët dhe më të mençurit
View this post on Instagram