“Si gjyshi me nipin”/ Plas keq mes Luizit dhe gazetarit Ronaldo Sharka: 40-vjeçar që rri në lokale lagje dhe…

Një përplasje e ashpër virtuale ka shpërthyer mes këngëtarit Luiz Ejlli dhe gazetarit Ronaldo Sharka pas një deklarate të këtij të fundit në “Big Brother Fan Club”.

Ronaldo komentoi duke krahasuar Luizin me banorin aktual të BBV, Gjestin, duke thënë:

“Luizi me Gjestin janë si gjyshi me nipin. Luizi ka përfaqësuar një mashkull tipik shqiptar, 40 vjeç, që rri tek lokali i lagjes, komenton dhe bullizon këdo që i del para. Ndërsa Gjesti është djalë i gjeneratës.”

Kjo deklaratë nuk kaloi pa reagim nga fituesi i BBV. Luizi publikoi një video të Ronaldos, duke ironizuar faktin që gazetari kishte ngjyrosur flokët si ai gjatë periudhës kur modeli i Luizit ishte kthyer në trend.

Nga ana tjetër, Ronaldo publikoi një foto të Luizit, duke e akuzuar për mashtrim dhe duke e quajtur “40-vjeçar i papjekur”. Ai iu referua pretendimeve të Luizit për probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, duke i cilësuar si mënyrë për të fituar lojën.