Bujar Nasufi u ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në afërsi të banesës së tij në Tiranë.
Raportohet se hetuesit kanë gjetur në vendin e ngjarjes 6 gëzhoja. Ndërkohë, viktima nuk rezulton person me precedent penal.
56-vjeçari ishte bashkëpronar i një mobilerie së bashku me vëllanë e tij, duke ngritur dyshimet se krimi mund të lidhet me ndonjë konflikt të mundshëm që ka lidhje me biznesin e tij.
Dyshohet se ka qënë një person në rolin e autorit, i cili pas vrasjes është larguar me motor drejt zonës së Selitës dhe më pas ka humbur gjurmët.
Ai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte viktima, i cili po udhëtonte i vetëm.
Tags:
Bujar nasufi
Regjistrohu në buletinin tonë informativ