Shtohen shpresat e rikthimit për Armando Brojën, shqiptari gati për të zbritur në fushë

Sinjale pozite në horizont për Armando Brojën.

Sulmuesi do t’i mungojë fushave të lojës vetëm një javë. Dëmtimi në ndeshjen kundër Bournemouth fatmirësisht ka rezultuar jo i rëndë për Brojën, i cili nga përplasja në tokën e këmbës së djathtë pësoi lëndim të lehtë në shpinë.

Që kur u bashkua me Evertonin në formulën e huazimit nga Chelsea, jeta në “Goodison Park” ka qenë e vështirë për Brojën.  Shkak janë bërë lëndimet e shpeshta, për të sjell kështu edhe mungesën në shumicën dërmuese të sfidave.

Vetëm 5 herë ka zbritur në fushë me fanellën e Evertonit, por pa arritur që të gjej rrjetën. Kthimi i Brojës në fushë kënaq jo pak organikën e skuadrës, që këtë sezon po has jo pak vështirësi në marrjen e rezultateve pozitive.

23-vjeçari pritet të jetë në fushë në sfidën e radhës në kampionat ndaj Aston Villa me 15 janar. Gjetja e ritmit me Evertonin do gëzoj edhe trajnerin Silvinjo që do i besonte ftesën për sfidat e muajit mars, kualifikuese të Kupës së Botës 2026.