Shqiptari plagos me armë zjarri dy bashkatdhetarët e tij në Itali, njëri në gjendje të rëndë! Dyshohet për…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën Umbertide të Italisë, ku dy shtetas shqiptarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri përpara një lokali. Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve të Città di Castello, autori i dyshuar i ngjarjes është gjithashtu shqiptar, i cili pas krimit është larguar dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se pistat kryesore të hetimit lidhen me një larje hesapesh, e cila dyshohet se ka lidhje me çështje të trafikut të drogës. Ngjarja ndodhi në praninë e disa dëshmitarëve, të cilët janë marrë në pyetje nga policia për të zbardhur dinamikën e plotë të atentatit.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është shtruar në kujdes intensiv.