Shpërthimi në lokalin në Fushë Krujë, identifikohet autori dhe procedohet babai i tij për armë pa leje

Policia e Krujës ka identifikuar autorin e shpërthimit me lëndë plasëse në lokalin “Brazili i Vjetër” në Fushë Krujë, i ndodhur më 30 janar. Autori i dyshuar është 41-vjeçari Mondi Topalli, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas hetimeve, shpërthimi dëmtuan fasadën e lokalit të shtetasit B. T., dhe autoritetet janë në kërkim të kapjes së 41-vjeçarit. Po ashtu, gjatë kontrollit të bërë në banesën e tij në fshatin Tapizë, është gjetur armë gjahu dhe municion luftarak, për të cilat është proceduar penalisht edhe babai i tij, shtetasi G. T.

Gjatë hetimeve, për babain e 41-vjeçarit është nisur procedimi për mbajtjen pa leje të armëve dhe municioneve. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.