Shpërthim në një bllok banesash në Hagë, nxirren nga rrënojat 4 persona! Raportohet për dhjetëra të zhdukur

Një shpërthim ka ndodhur në një bllok banesash trekatëshe në Hagë, raporton policia.

Shpërthimi shkaktoi shembjen e disa shtëpive në zonën Tarwekamp rreth orës lokale 06:15.

Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të rreth 20 personave që mendohet se kanë qenë aty në momentin e shpërthimit. Ndërsa 4 të tjerë raportohet se janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë dërguar në spital.

Banorët e lagjes thanë se dëgjuan një zhurmë të madhe dhe më pas britma. Një grua u shpreh për mediat lokale se mendoi se kishte rënë tërmet.

Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende. Por mediat holandeze thonë se policia ësntyë vendosur në kërkim të një automjeti e cila u largua me shpejtësi pak çaste pas incidentit.

Në vendngjarje ka shkuar një ekip i specializuar kërkimi dhe shpëtimi, përfshirë 4 qen të trajnuar për të gjetur viktima. Ekipi është përdorur më parë gjatë tërmetit shkatërrues në Turqi në 2023.