Kreu i PD, Berisha: Shqipëria epiqendra e pastrimit të parave

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në rrjetet sociale është shprehur se komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme opozitës në Shqipëri.

Berisha ndër të tjera ka theksuar se Shqipëria tashmë është një epiqendër e larjes së parave të krimit.

“Sistemi i drejtësisë është shndërruar në një armë që i shërben regjimit, thotë rezoluta- për të shtypur opozitën dhe fshehur krimin elektoral. Shteti dhe krimi, janë një sipërmarrje e përbashkët. Zbulimet e medieve belge, në të cilat ju rikujtoj se televizioni kombëtar, citoi nga dosja gjyqësore, direkt emrin e Edi Ramës, si të lidhur me të pandehurit që gjykoheshin nga gjykatat belge. Shqipëria një epiqendër e larjes së parave të krimit. Pra përshkruajnë me të gjitha ngjyrat e zeza, në interesin më të mirë të çdo shqiptari, të vërtetat më të hidhura të regjimit të Edi Ramës, të fshehura ditë e natë, nga propaganda e tij e brendshme, por te fshehura edhe nga korrupsioni transnacional ndërkombëtar,” tha Berisha.