Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes në aksin rrugor Korçë – Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Çauşli. Për fat të mirë drejtuesi i mjetit ka dalë me shpejtësi nga automjeti tip “Renault”.
Ka qenë shërbimi zjarrfikës i bashkisë së Maliqit ai që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit. Specialistët e këtij shërbimi bëjnë të ditur se shkak i zjarrit është bërë një defekt në sistemin elektrik, duke sjellë edhe përfshirjen e mjetit nga flakët.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ