Shkrumbohet makina me targa serbe, brenda saj gjenden mbetje eshtrash! Çfarë dyshon policia

Një makinë me targa serbe është shkrumbuar të martën në fshatin Gllamnik të Podujevës, në Kosovë, dhe raportohet se brenda saj janë gjetur mbetje eshtrash njeriu.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se makina ishte një Golf 7 dhe hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e ngjarjes.

Po ashtu, janë angazhuar edhe njësitet e mjekësisë ligjore në vendin e ngjarjes për të ndihmuar hetimet. Policia dyshon se ngjarja mund të jetë lidhur me një viktimë, por ende nuk ka detaje të tjera.