Shkrumbohen nga flakët zyrat e një institucioni financiar në Gjirokastër

 

 

 

 

Zyrat e një institucioni financiar në Gjirokastër janë përfshirë nga zjarri orët e vona të ditës së sotme.

Zjarri ka përfshirë mjediset e punës që ndodhen në katin e parë të një pallati në lagjen “18 Shtatori” të qytetit.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë nuk ka ende një version për shkakun e zjarrit.