VIDEO/ Partnerja italiane e Lorik Canës qëndis flamurin shqiptar: Monica në versionin “Marigona”


Ish-futbollisti i njohur shqiptar Lorik Cana po shijon momentet më të bukura me familjen e tij, bashkëshorten italiane Mocina Ercoli dhe dy fëmijët e tyre.

Cana nuk është shumë aktiv në rrjete sociale por kur poston sigurohet të marrë vëmendjen e jo vetëm ndjekësve të tij por edhe mediave.Ai ka postuar para pak orësh në “Instatsory” një moment kur bashkëshortja e tij qëndis me shumë dashuri flamurin shqiptar.

 

Monica duket shumë e përkushtuar në atë që po bën ndërsa, Lorik përpiqet t’i tërheqë vëmendjen duke e thirrur “Marigo”, gruaja që besohet se qëndisi flamurin, të cilin Ismail Qemali e ngriti më 28 Nëntor 1912 në Vlorë.

Ky veprim simbolik është një dëshmi e respektit dhe dashurisë së saj për kulturën dhe vendin e bashkëshortit të saj.