Sekuestrohen 172 kilogramë kokainë me logon e KF Tirana, arrestohen 3 shqiptarë

Operacioni në shkallë të gjerë antidrogë në Itali.

Policia ka  sekuestruar 172 kilogramë kokainë, e vlerësuar me vlerë mbi 25 milionë euro dhe arrestuan tre persona. Ata janë shtetas shqiptarë, mes të cilëve dy vëllezër 28 dhe 21 vjeç dhe një i tretë 43 vjeç, të gjithë pa precedentë penalë.

Arrestimet u kryen pranë zonës industriale të Rubiera, në provincën e Reggio Emilia. Operacioni u realizua falë bashkëpunimit mes policisë së Bolonjës dhe Modenës. Brenda çantës u gjetën 15 pako në formë paralelepipedi me kokainë me një peshë totale prej 16.3 kilogramësh.

Kërkimi u shtri edhe në kamion, me rezultat pozitiv. Në rimorkio u zbulua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Blloqet ishin fshehur në një hapësirë ​​të krijuar nën dërrasa. Në total, u gjetën 145 paralelopipedë të tjerë që përmbanin kokainë, me një peshë totale prej 156 kilogramësh.  Ajo që bie në sy është fakti, që çdo pako ishte e mbështjellë me një logo të klubit të futbollit Tirana.