Një tragjedi ajrore ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali, ku një helikopter u rrëzua në Castelguelfo di Noceto, në provincën e Parmës.
Nga aksidenti humbën jetën tre persona, përfshirë Lorenzo Rovagnati, 41 vjeç, shefi ekzekutiv i kompanisë së mishrave të përpunuar në Itali dhe trashëgimtari i familjes Rovagnati.
Ai ishte drejtor menaxhues së bashku me vëllain e tij, Ferruccio, të kompanisë historike Curati, me qendër në Rovag e Milano.
Helikopteri ishte ngritur nga rezidenca e Rovagnati në Milano dhe ishte duke udhëtuar drejt kështjellës Castelguelfo, një pronë e familjes. Dy të vdekurit e tjerë dyshohet se janë pilotët e helikopterit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe ende nuk janë bërë publike shkaqet e rrëzimit.