Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Reçep Tayyip Erdogan, lidhur me zhvillimet e fundit në shtetin e Sirisë.
Lajmin e bën të ditur qeveria italiane përmes një njoftim shtypi, duke shprehur se Meloni ka kërkuar ruajtjen e unitetit të Sirisë dhe garantimin e një tranzicioni paqësor, gjë që sipas saj mund të kontribuojë në stabilitetin rajonal.
Po kështu, Meloni është shprehur se duhet ruajtur siguria e civilëve, si dhe duhen mbrojtur pakicat e vendit, përfshirë e të krishterët.
Sipas njoftimit për shtyp nga qeveria italiane, dy zyrtarët kanë rënë dakord për të mbajtur kontakte të ngushta për çdo zhvillim të kësaj çështjeje.
Njoftimi i qeverisë italiane:
Thirrja i dha një mundësi Presidentit Meloni të theksojë rëndësinë e ruajtjes së unitetit dhe integritetit territorial të Sirisë dhe të garantimit të një tranzicioni paqësor dhe gjithëpërfshirës që mund të kontribuojë gjithashtu në stabilitetin rajonal.
Duke pasur parasysh evoluimin e shpejtë të situatës në terren, të dy liderët ranë dakord të mbanin kontakte të ngushta.