Rama ‘tërmet’ në qeveri, ikën Balla e Peleshi… Ja emrat e rinj në kabinet

 

Teksa sot u mbajt Kongresin i PS, kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime të reja në qeveri, ku paralajmëroi figura të reja dhe për një skuadër të re deputetësh me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 2025 për një mandat të katërt të qeverisë.

“Do të ndërtojmë skuadrën e radhës, ku do të hyjmë jo thjesht për të marrë mandatin e katërt por për të marrë fitoren më shembullore”.

Ndërkohë shprehu kritika ndaj deputetëve që nuk përmbushën detyrën, edhe pse nuk dha emra konkretë të cilët nuk kanë kontribuar për këtë parti. Madje i kërkoi dhe ndjesë mbështetësve socialistë të cilët kanë ndihmuar këta individë të hyjnë në kuvend.

Rama gjithashtu njoftoi ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete vjen Petrit Malaj.

Do i propozoj grupit që në seancë të menjëhershme ti japim mbështetje Spiropalit për të marrë drejtimin e parlamentit. Do propozoj Bledi Çuçin nënkryetar, Peleshi kreu i grupit të PS. Sot menjëherë pas këtij takimi i çoj presidentit propozimet për ndryshimet në qeveri, Balla ministër për marrëdhëniet me parlamentin, ministër i Brendshëm, Ervin Hoxha, i Financave, Petrit Malaj dhe i mbrojtjes Pirro Vëngu.

Zëvendësoi Ballën, kush është ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha

Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet e kabinetit qeveritar që Taulant Balla do të jetë më ministër i Brendshëm, por do të marrë drejtimin e Ministrisë Së Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentit, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin.

Ndërkohë, Balla do të zëvendësohet nga ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Ky i fundit për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë.

Po ashtu ai ka kryer dhe detyra si: Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si edhe Drejtor Kabineti dhe Këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar.

Së fundmi ai mbante postin si Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës.

Zëvendësoi Metën , kush është ministri i ri Financave, Petrit Malaj

Petrit Malaj është aktualisht drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Burimeve Natyrore (AKBN).

Ai i zgjodh në këtë detyrë në janar të vitit 2024, ndërkohë që sot në Kongresin e PS u propozua nga kreu i qeverisë për të drejtuar dikasterin e Financave në vend të Ervin Metes.

Sipas një CV-ja te publikuar online, Petrit Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Wisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetoën, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë.

 

 

Ai ka një përvojë të pasur pune në sistemin bankar në Shqipëri dhe më pas është angazhuar si Drejtor Ekzekutiv në kompaninë “BDO Albania”, pjesë e BDO International, grupi i pestë më i madh në botë në fushën e Konsulencës Financiare, Auditit dhe Taksave.

Zëvendësoi Peleshin, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Pirro Vengu

Pirro Vengu, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit Antikorrupsionit në Kryeministri. Po ashtu, Pirro Vengu, ka qenë edhe drejtor kabineti në ministrin e Jashtme, dhe duke qenë se mban edhe pasaportën greke, atij i erdhi ftesë nga shteti fqinj për ushtar, ftesë të cilën ai e refuzoi.

Ai ka pasur disa detyra të rëndësishme para këtij emërimi. Vengu ka qenë shefi i kabinetit të ish-ministrit për Evropën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati në qeverinë “Rama 1”. Në vitin 2017 ai u emërua drejtor i antikorrupsionit në Kryeministri.

Por Pirro Vengu u bë lajm në media, jo vetëm për detyrat e rëndësishme, por pasi në vitin 2015, teksa ishte në detyrë në ministrinë që drejtohej nga Ditmir Bushati, i erdhi një fletëthirrje nga Greqia, me arsyetimin se nuk kishte kryer detyrimin ushtarak në shtetin grek, detyrim për shkak të mbajtjes së pasaportës greke.

 

Madje kjo gjë u bë edhe shkak për debate mes opozitës dhe maxhorancës, por Bushati e mori në mbrojtje duke e cilësuar një nga punonjësit më të përkushtuar të institucionit.

Vengu zëvendëson në këtë post, Agron Taren, i cili dha dorëheqjen dy ditë më parë.

“Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni.

Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!,”-shkroi Agron Tare.

 

Check Also

Zelensky kërkon armë për të goditur brenda Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se vendi i tij “nuk ka zgjidhje tjetër veçse të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *