Në përfundim të fjalës së tij në Kongresin e PS kryeministri Edi Rama njoftoi se Taulant Balla nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, por do të marrë drejtimin e Ministrisë së Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentit, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin.
Ndërkohë, Balla do të zëvendësohet nga ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
Po kush është Ervin Hoxha?
Ervin Hoxha, më herët ka mbajtur postin si drejtor i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Po ashtu ai ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.
Më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ku do të mbahet mend për implementimin e sistemit 41 bis.
Ai gjithashtu ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, si dhe postin e nëndrejtorit të pastrimit të Parave