Ra nga çatia e kishës, prifti fluturon me urgjencë drejt Traumës
Dërgohet me helikopter drejt spitalit të Traumës prifti ortodoks Kristaq Viso pasi gjendja e tij shëndetësore kërkon mjekim më të specializuar në kryeqytet
Prifti ortodoks mëngjesin e sotëm ka qënë duke ndihmuar në riparimin e çatisë priftin tjetër të Kishës së Shën Triadhës në varret publike të qytetit të Korçës kur papritur ka rënë nga lartësia e kishës në toke, duke pësuar dëmtime të rënda trupore
Sipas mjekëve dëmtimet me të rënda të klerikut 62 vjeçar I ka pësuar në kokë ndaj e për këtë mjekët e Korçës kanë vendosur dërgimin e tij drejt spitalit të Traumës
Prifti Kristaq Viso shërben si klerik në kishën e Shën Thomait në fshatin Çiflig
NJOFTIMI I POLICISE:
Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.