Disa qytetarë kanë protestuar ditën e sotme para Gjykatës Kushtetuese në mbështetje të kryetari të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
Me pankarta në duar qytetarët kanë kërkuar që kjo gjykatë të respektoje vullnetin e qytetarëve dhe të lejojë Belerin të betohet.
“Himara vendosi!”, “Respektoni Kushtetutën”, “Respektoni vullnetin e popullit”, thuhej në pankarta.
Tre ditë më parë Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Belerit për lejen për t’u betuar.
Pasi Apeli i GJKKO ka refuzuar kërkesën e Fledi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, ka folur për mediat avokati i Belerit.
Ai u shpreh se hapi i radhës ishte rekursi në Gjykatën e lartë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ