Qëlloi për vdekje me thikë djalin e tij, arrestohet 74-vjeçari

Hekuran Gjoni është arrestuar, pasi mbrëmjen e së shtunës vrau me thikë djalin e tij, Asimin.

Mbi 74-vjeçarin rëndon akuza e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditi me një mjet prerës djalin e tij i cili për pasojë humbi jetën, Policia ve në pranga autorin.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Gj., 74 vjeç, banues në Tiranë.  Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbasditen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, në ngarkim të shtetasit H. Gj.