Policia e Durrësit ka vënë në pranga 50-vjeçarin Gentian Kuqi, një ditë pasi plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, Mikel Spirollari, 40 vjeç pas konfliktit për zhurmën.
Policia bëri me dije se pas kërkimeve të shumta, rrethimit të zonës, si dhe pas negociatave me familjarët dhe me avokatin e tij, 50-vjeçari u vetëdorëzua.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës bënë arrestimin e shtetasit G. K., 50 vjeç, i cili më datë 25.01.2024, në lagjen nr. 4, Durrës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri, shtetasin M. S., 40 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Pas plagosjes, autori i dyshuar u largua nga vendngjarja, por prej pamundësisë për t’u larguar, rrethimit të zonës dhe negociatave me familjarët, ky shtetas u vetëdorëzua”, tha policia.