Personi që shihni në këtë fotografi është Kristian Marku (Bardhi), viktima e atentatit mbrëmjen e të hënës në Vlorë.
Atentati ndodhi mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën Vlorë – Fier pranë një karburanti, ku një 30-vjeçar u ekzekutuα në afërsi të fshatit Novoselë. Viktimα Kristian Marku po lëvizte me një makinë tip “Volkswagen”. Në vendin e ngjarjes u gjetën 9 gëzhoja të një pistolete “Glock” ndërsa një gëzhojë u gjet në makinën e viktimës.
Nga hetimet dyshohet se autorët kanë qenë të paktën 3 persona. Ata kanë përdorur një makinë tip “Benz”, e cila u gjet e djegur rreth 2 kilometra larg vendit të krimit. Makina e djegur kishte targa të vjedhura të një automjeti tip VW Golf dhe brenda saj nuk është gjetur arma e krimit.
Dyshohet se autorët mund të jenë larguar drejt Fierit duke përdorur rrethrrotullimin e Panajasë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në bizneset afër zonës ku ka ndodhur ngjarja. Nga hetimet është mësuar se autorët e kanë ndjekur duke e qëlluar viktimën për gati 1 kilometër pasi makina e të riut është përplasur disa herë me trafikndarësen në përpjekje për t’u shpëtuar plumbave.
Kush ishte viktima
Kristian Marku alias Kristi Bardhi është nga Mirdita dhe rezulton të jetë nipi i Martin Bardhit të vrarë në Rrëshen, në 26 shtator 2023. Ai u qëllua teksa pinte kafe në lokalin e tij ndërsa nga plumbat u plagosën edhe 3 persona.
Autorët e ngjarjes ishin dy persona të maskuar të cilët u larguan me një foristradë e cila u gjet e djegur në fshatin Gziq të Mirditës.
30-vjeçari i ekzekutuar këtë të hënë ka qenë një nga të dyshuarit si autor i vrasjes së atentatit ndajSaimir Reçitnë 26 mars 2023 në Rrëshen të Mirditë. Në atë kohë ai u akuzua për veprat penale “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajta pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, por nuk u arrit të provohet përfshirja e tij në këtë ngjarje dhe arriti të fitojë lirinë.
Mes familjeve Bardhi dhe Reçi ka një konflikt të njohur që zgjat prej disa vitesh dhe që ka shkaktuar disa viktima por nuk dihet nëse rasti i fundit kalidhje me këtë konflikt.