Publikohet vlerësimi, maturantët më dobët në gjuhën shqipe se në gjuhë të huaj

Publikohen notat e provimit të gjuhës shqipe dhe Letërsi për maturën shtetërore.

Sipas të dhënave nga portali studentor rezulton se 365 maturantë janë ngelës pasi kanë marrë notën 4.00, ndërsa vetëm 29 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00.

Kalueshmëria për këtë provim është 98,58% ndërsa nota mesatare është 6.87. Sipas të dhënave, duket se maturantët kanë pasur performancë më të dobët në gjuhë shqipe se në gjuhë të huaj.