Protesta e 14/ Mbështetësit e opozitës djegin gomat! Protestuesi përfshihet nga flakët (VIDEO)

Këtë të premte po zhvillohet protesta e 14 përpara bashkisë së Tiranës, aty ku mbështetësit e opozitës janë mbledhur prej javësh tashmë.

Nga pamjet shihet se protestuesit kanë nisur të djegin gomat, ndërsa flakët janë përhapur duke rrezikuar kështu njërin prej tyre.

Gomat më pas kanë nisur t’i djegin, ndërsa tymi është përhapur. Pas kësaj policia u është përgjigjur duke i hedhur ujë.

Nga ana tjetër policia ka blinduar zonën, duke qëndruar në gatishmëri, kjo pasi protestat e mëparshme të mbështetësve të opozitës kanë pasur trazira.