Drejtoria Arsimore e Durrësit/ Si bëhen emërime drejtorësh në shkelje me rregullat bazë të MAS
Arsimi është sektori më sensitiv i një shoqërie. Që nga niveli bazë e deri në nivelin fundor. Por A-ja është thelbi i gjithçkaje, pra që me arsimin parashkollor e atë të ciklit të ulët. Nga ana tjetër, mësuesi është shtylla ku mbështetet një arsimim i mirë. Ky sektor është nga më të paktët të përmendur. Çfarë ndodh brenda këtyre trukturave? Si bëhen emërimet nëpër shkolla? Kush janë drejtorët e ZVA-ve. Si përzgjidhen ato? Mbi çkritere? A zbatohet ligji?
Ne shohim se si ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, flet për politika dhe transparencë. Por shpesh, ndodh që në struktura të mëdha, të mos mësohet çdo gjë që ndodh. Të vegjlit, historia ka treguar se abuzojnë rast pas rasti. Në do të sjellim për ju sot, një denoncim shumë sesitiv. Pasi Replikë bëri të gjitha verifikimet e nevojshme, vendosëm ta publikonim, si një nismë dhe si një thirrje për të rregulluar atë që bëhet keq, në sistemin ku mësojnë e nxënë fëmijët tanë. Në denoncimin e mbërritur nga disa nga mësuesit e shkollës 9 veçare të Spillesë, ZVAP Rrogozhinë, thuhet se drejtori i DRAP Durrës, Hazbi Lika, ndjek procedura me 2 standarte në emërimin e drejtorëve të shkollave.
Le të bëjmë një historik:
Drejtori i kësaj shkolle, ka dalë në pension që në prill të këtij viti, por për nevoja pune, ka vijuar ta mbajë postin deri në momentin sa Drejtoria Arsimore Rajonale Durrës të kryente intervistat e nevojshme, për emërimin e përkohshëm të një drejtuesi tjetër, deri në hapjen e procedurave standarte për konkurim. Ndërkohë që drejtuesi në Spille vazhdon.
Ndërkohë, në një shkollë tjetër, po në të njëjtën drejtori arsimore, me date 26/06/2024 Drejtori I shkolles 9-te vjecare Shtodher ZVAP Kavaje Z, Sulejman Mustafa Dakoli mbushi moshen per te dale ne pension.
Cuditerisht ne “korrektese maksimale te zbatimit te ligjit” nderkohe qe drejtori I shkolles 9-te vjecare Shtodher ishte ne pune ne krye te detyres DRAP Durres njofton ZVAP Kavaje te paraqese prane DRAP Durrees 3 mesues te kesaj shkolle per t’u intervistuar nga drejtori Z, Hazbi Lika. Pas perfundimit te intervistimit te dates 26/06/2024 te nesermen me date 27/06/2024 Drejtori I DRAP Durres komandon ne detyren e drejtorit te perkohshem njeren nga të intervistuarat.
Në ankesë thuhet se ne emerimin e saj nuk eshte zbatuar Pika D e Nenit 2 te Udhezimit Nr 22 Date 13/11/2023 “Per Percaktimin e Rregullave dhe Procedurave per emerimin uljen ne detyre pezullimin dhe shkarkimin e drejtorit dhe nendrejtorit te IAP” I cili percakton qarte se:
Nje nga Kushtet qe duhet te plotesoje kandidati :
Te jete i certifikuar nga shkolla e drejtorave ose te jete i/e pranuar per ta kryer ate dhe e zgjedhura ne fjale nuk i permbush keto kritere Persa cituam me lart ju duken te arsyeshme veprimet me dy standarte te drejtorit te DRAP Durres Z.Lika duke diskriminuar nje pale mesues dhe duke favorizuar nje pale tjeter.
Rastet e shkeljes së ligjit:
Por keto nuk jane rastet e vetme qe Hazbi ben shkelje per emerimin e drejtorave. Ne shkollen 9-vjecare “Herbert” në Qerret te Kavajes drejtori i emeruar ka vleresimin mjaftueshem ne kualifikimin e fundit kur udhezimi e kerkon me vleresimin mire ose shume mire.
Gjithashtu ne shkollen “Qamil Xhani” emeron drejtor nje person i cili gjate fazes së konkurimit ishte ne proces gjyqesor dhe ne momentin e emerimit ishte denuar nga Gjykata e Shkalles se Pare sipas nenit 63 te Kodit te Procedures Penale “Pezullimi i ekzekutimit te denimit me burgim de detyrim per kryerjen e nje pune ne interes publik”. Pra per disa persona Drejtori e njeh dhe e zbaton shume mire ligjin, per disa te tjere ligji interepretohet dhe zbatohet sipas interesit te tij.