“Prindërit e mi janë të varfër, nuk paguajnë dot”, 14-vjeçari Luis Meçe kërkon ndihmë për t’u shëruar

Luis Meçe, 14-vjeçari i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, vijon të jetë në spital dhe ka kërkuar ndihë financiare për shpenzimet.

Përmes një Gofoundme në emër të tij, është shpërndarë edhe mesazhi i Luisit, ku shprehet se prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare për të përballuar, spitalin, psikologen apo fizioterapisten.

Luisi tregon se është goditur nga dy persona 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.

“Përshëndetje, unë jam Luis Mecja, jam 14 vjeç, kam nevojë për ndihmën tuaj për t’u shëruar. Javën e kaluar më goditën 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.
Unë kam një javë në spital, por prindërit e mi janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun, fizioterapistin. Ju mund të shihni historinë time në Facebook, Instagram, lajmet se çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër“-thuhet në mesazh.