Akuzohej për shfrytëzimin e një të miture dhe pornograf, lirohet nga burgu mjeku “mysliman” Dervish Hasi

Është liruar nga burgu, Dervish Hasi, mjeku akuzohej se ka shfrytëzuar një vajzë të mitur dhe pornografi.

42-vjeçari u arrestua nga Komisariati nr.1 në Tiranë pasi akuzohej se prej 2 vitesh ka shfrytëzuar një vajzë të mitur, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.

Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, në Sanatorium, spitali universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i cili njihet si besimtar mysliman, kishte edhe 3 gra të tjera, të cilat i mbante në banesën e tij, nën justifikimin e besimit.

Mjeku mohonte se ka abuzuar seksualisht me 16-vjeçaren, duke dëshmuar se kishte një martesë me të me dëshmitarë.