Presidenti Begaj uron festën e Pavarësisë së Kosovës: Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka shpërndarë një mesazh urimi në kuadër të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë!

Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje! Gëzuar!” shkruan Begaj