Shakira shtrohet me urgjencë në spital, braktis koncertin

Këngëtarja kolumbiane, Shakira u shtrua në spital me një problem shëndetësor dhe dhimbje stomaku , gjë që bëri që ajo të anulonte koncertin e saj në Lima, i cili ishte planifikuar për të dielën në mbrëmje.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shpreh keqardhjen që nuk mund të paraqitej, duke thënë se mjekët i kishin rekomanduar që të pushonte. Në të njëjtën kohë, ajo siguroi ndjekësit dhe fansat e saj se tashmë po punon me ekipin për të planifikuar një datë të re.

Shakira mbërriti në Peru mbrëmjen e së premtes si pjesë e turneut të saj në Amerikën Latine, pas dy shfaqjeve në Brazil. Turneu, i cili promovon albumin e saj të ri “Las Mujeres Ya No Lloran”, do të vazhdojë në maj dhe qershor në Shtetet e Bashkuara.