Policia greke kontrollon qelinë e tre shqiptarëve të rrezikshëm në burgun e Nafplios, sekuestruan…
Policia greke ka realizuar një kontroll të papritur në një qeli në burgun e Nafplios, ku ndodheshin të burgosur tre shqiptarë të njohur për aktivitetet e tyre kriminale. Kontrolli ka pasuar informacione për mbajtjen e sendeve të paligjshme.
Të burgosurit janë Gëzim Hamiti, 51 vjeç, Geni Cato, 38 vjeç, dhe Edmond Perbasha, 45 vjeç. Cato është i njohur për aktivitetet e tij në grupet mafioze greke dhe ka precedentë të rënda penalë, përfshirë atentate dhe shkatërrimin e pronave.
Perbasha është një lider grupi kriminal të akuzuar për trafik droge dhe vepra të tjera kriminale, përfshirë bashkëpunimin me gardianë për shitje droge dhe pastrim parash. Hamiti ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale, dhe gjatë kontrollit policia ka sekuestruar sende të paligjshme në qelinë e tij, si një shkop metalik, celularë dhe modeme.