Policia bën bilancin e muajit nëntor, 73 operacione me 568 të arrestuar

Policia e Shtetit bën bilancin për muajin që lamë pas dhe thotë se në total u vunë në pranga 568 autorë të dyshuar të veprave penale të ndryshme nga 73 operacione në total.

Sa i përket lëndëve narkotike, autoritetet thonë se kanë sekuestruar 127 kg kanabis, 6.1 kilogramë kokainë, fidanë dhe pajisje për kultivimin e tyre me anë të llambave.

Në fokus të policisë kanë qenë edhe krimet kibernetike. 6 raste janë goditur që kanë të bëjnë me publikim të paautorizuar materialesh intime, shantazhe, si dhe këmbim parash në kriptomonedha dhe e anasjella.

Ndëshkime ka pasur edhe nga ana e policisë rrugore. Në total janë arrestuar 219 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

10 operacione u finalizuan në bashkëpunim me partnerët, për kapjen ose ekstradimin e të kërkuarve ndërkombëtarisht.

-Gjatë këtij muaji, u sekuestruan 127 kg Cannabis, 6.1 kg Kokainë, mijëra doza të këtyre lëndëve, 578 fidanë narkotikë dhe pajisje për kultivimin e fidanëve me anë të llambave në ambient të mbyllur.

-Gjithashtu, u sekuestruan 14 armë zjarri, mbi 1.8 milionë euro me burime të dyshimta dhe 19 prona të pjesëtarit të një grupi kriminal.

-Strukturat operacionale dhe ato hetimore u angazhuan për finalizimin e një sërë operacionesh masive dhe tejet të rëndësishme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për goditjen e grupeve kriminale të implikuar në prodhim, shitje dhe trafikim Kokaine dhe Cannabisi, për goditjen e korrupsionit, si dhe për dhënie ndihme emigrantëve, për kalime ilegale kufijsh.” thuhet mes të tjerash nê njoftimin e policisë.