Policia belge e gjeti drogën në zyrën e Caroline Désire, ministres së arsimit në Wallonia, një rajon ku shumica janë frëngjishtfolës, raportoi Politico.
Të martën në mbrëmje, Dernier Air raportoi fillimisht se policia kishte gjetur më shumë se 50 thasë me kokainë në zyrën e ministres gjatë një bastisjeje në dhjetor.
Zyra e Prokurorit Publik në Bruksel ka konfirmuar sot se në zyrën e ministres është zbuluar lëndë narkotike dhe ka shtuar se një anëtar i stafit të saj është arrestuar dhe akuzuar për shitje dhe posedim të lëndëve narkotike.
Me këtë rast janë akuzuar edhe tetë persona të tjerë për shitje dhe posedim të lëndëve narkotike dhe dy prej tyre janë liruar me kusht. Desiree konfirmoi se kishte dëgjuar se një asistent nga zyra e saj ishte arrestuar për akuza droge më 13 dhjetor.
Ajo tha se e pushoi nga puna sepse “humbi besimin tek ai”, dhe më pas policia kontrolloi zyrën e tij dhe “gjeti 50 thasë pluhur të bardhë”.
“Dernier er” po ashtu thekson se në shtëpinë e tij policia ka gjetur edhe 10 mijë euro cash.
Prokuroria e Brukselit bën të ditur se hetimet janë ende në vazhdim.