“Policët të pajisur me kamera trupi në arrestimin e Metës”, gazetari Çelmeta: Pamjet publikohet vetëm …

Policia ishte e pajisur me kamera trupi në momentin e arrestimit të kreut të PL, Ilir Meta.

Këtë e ka konfirmuar edhe gazetari, Igli Çelmeta. Ai ka pranuar se nuk lejohet publikimi dhe se këto pamje mund të vihen në dispozicion nëse personi i ndaluar ka pretendime lidhur me momentin e arrestimit.

Ai tha se ka pasur komunikime disa herë mes punonjësve të Operacionales dhe ish-Presidentit Meta, por ai nuk ka pranuar të zbresë nga makina.

I është komunikuar z.Meta dokumenti që GJKKO kishte caktuar masën “arrest me burg”. Në kushtet kur Meta ka kundërshtuar, punonjësit e policisë e kanë zbatuar vendimin forcërisht”, tha Çelmeta.