‘Plumbi i artë’ vijon! SPAK operacion në Tiranë, Elbasan e Durrës! Deri tani dimë 23 urdhërreste, mes tyre dhe për Talo Çelën! Arrestohet zv/ drejtori i burgut të Bradasheshit, masë edhe për ish gjyqtaren Fetahu (JA EMRAT)

Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar, vijim i operacionit “Plumbit të Artë’ i nisur në maj 2022 është ndërmarrë në disa qytete të Shqipërisë.
REPLIKË ka zbardhur deri tani emrat e 23 personave për të cilët SPAK ka kërkuar masë sigurie dhe është firmosur nga GJKKO, por mësohet se mund të jenë edhe më tepër.

Operacioni po ndërmerret në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe është vijim i zbërthimit të përgjimeve të nga aplikacioni Sky- ECC. SPAK ka firmosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish gjyqtaren e gjykatës së Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila është shkarkuar nga vetingu, ndërsa është arrestuar zv drejtori i Burgut Bradashesh, Martin Musaj pasi dyshohet për lidhje me grupet kriminale në Elbasan.

Janë firmosur masa sigurie edhe për dy punonjës policie.

Masat e sigurisë të firmosura nga SPAK që dimë deri tani 
 1- Talo Çela,
2- Altin Kamami,
3- Rexhino Doci,
4- Arben Lamcja,
5- Arsen Mema,
6- Eljo Bitri,
7- Leam Rragami,
8- Elvis Daka alias Dragoviç,
9- Dorjan Dyli,
10- Matilda Hoxholli,
11- Denada Todi,
12- Flobenc Mecja,
13- Armis Stafa,
14- Maksim Koci,
15- Erzen Çopja,
16- Franc Çopja,
17- Hajdar Bako alias Çopja,
18- Mikael Qosja,
19- Maetin Musaj,
20- Guri Biba,
21- Pajtime Fetahu,
22- Renato Masuku,
23- Leonardo Rragami

Masë sigurie është firmosur edhe për Talo Çelen, një person i shpallur në kërkim dhe i akuzuar për një sërë krimesh, si dhe Hajdar Çopja, i njohur dhe si ‘Dari i Elbasanit’ një personazh i njohur në botën e krimit në Elbasan i cili sipas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani  pranoi t’i jepte 1 milion e gjysëm euro vetëm t’i jepte provën që mundet t’a vriste Erjon Alibej, rivali i tij.
SPAK ende nuk ka dale me njoftim zyrtar

Lajmi ne perditesim …